Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Spektakël në “San Siro”, Franca mposht Spanjën dhe fiton trofeun në Ligën e Kombeve

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 22:45 | Futboll

Franca është fituesja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, pasi mundi në finale Spanjën me rezultatin 2-1, në një ndeshje spektakolare në “San Siro”.

Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Spanja ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 64-t me Oyarzabal, por Franca reagoi menjëherë me Benzema. Sulmuesi i Realit të Madridit realizoi një gol fantastik nga distanca vetëm 2 minuta më pas.

Ndërkohë, Mbappe vulosi suksesin e Francës në këtë edicion të Ligës së Kombeve teksa shënoi golin e avantazhit në minutën e 80. Në anën tjetër, edhe pse me shumë lojtarë të rinj në ndeshjen finale, por edhe ndaj Italisë, Spanja tregoi se është një kombëtare me të ardhme të ndritur.

Me këtë triumf, Franca është zyrtarisht tashmë e kualifikuar në Kupën e Botës, Katar 2022.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani