Strategu i Kombëtares feston ditëlindjen, surpriza e kuqezinjve

Untitled collage 2021 10 10T091113.324 1100x620

Pas fitores së mrekullueshme në Hungari, Kombëtarja Shqiptare ka pasur një tjetër gëzim, të cilin nuk e harruar.

Strategu i ekipit Edoardo Reja ka ditëlindjen më 10 tetor dhe djemtë kuqezi nuk e kishin harruar këtë detaj, duke e pritur me tortë në mes të natës, ndonëse të lodhur pas ndeshjes në “Pushkash Arena”.

Italiani u shfaq i emocionuar për këtë surprizë të këndshme dhe i falënderoi djemtë për idenë dhe për fitoren e merituar në Hungari. Megjithatë, ai nuk harroi t’iu kërkonte të qëndronin të fokusuar për ndeshjen e radhës ndaj Polonisë.

“Ju falënderoj që më mundësuat të kaloj një ditëlindje të jashtëzakonshme, pasi kjo fitore më ka kënaqur jashtë mase. Dua t’iu falënderoj të gjithëve dhe më vjen keq për Gjimshitin që pësoi këtë problem gjatë ndeshjes. Djema të vazhdojmë kështu. Pas kësaj ndeshje, kemi tjetrën që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Reja.