Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tërmetet dhe lava nuk ndalen në ishullin e pushtuar nga vullkani

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 19:34 | Bota

Prej 19 shtatorit, ishulli La Palma, një destinacion për mijëra turistë çdo vit, tashmë është kthyer në një vend të frikshëm, të pushtuar nga vullkani Cumbre Vieja, i cili vijon të nxjerrë lavë nga krateri i tij gjigant, ndërsa tërmetet vijojnë të shkundin tokën.

21 lëkundje sizmike janë regjistruar vetëm këtë të diel duke rritur frikën te banorët e fshatrave Mazo, Fuencaliente dhe El Paso. Ndërsa lava vijon të dalë të dalë nga vullkani, të shtunën pati shembje të mëdha të kraterit, ndërsa u krijuan edhe “lumenj” të rinj të lavës në kreshtë.

Nga e hëna, në ishull do të zbarkojë edhe Marina Spanjollë, e cila do të ndihmojë në pastrimin e hirit vullkanit që ka mbuluar pjesë të mëdha të ishullit.

Deri tani, mbi 1 mijë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose dëmtuar nga lava që ka përfunduar deri në det.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli