Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e grave, Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala rrëfejnë ngjarjet që i kanë shokuar

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 10:05 | Sociale
Vrasja e grave, Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala rrëfejnë ngjarjet

Sabrina Benga, Klarita Ismalaja, Irvana Hyka, Liljana Buzo dhe Diana Vukaj janë vetëm disa prej vajzave dhe grave, që mbeten viktima të burrave, gjatë vitit 2021. Kjo listë e gjatë na tregon se dhuna e grave dhe femicidi nuk janë raste të izoluara, por një fenomen dramatik i shoqërisë si dhe një sfidë për shtetin shqiptar.

Gazetarët Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala kanë treguar për A2 CNN, vrasjet e grave që i kanë shokuar përgjatë viteve në karrierë. Fevziu ndalet tek dy vrasje të bëra nga babai për shkak të presionit të shoqërisë dhe mentalitetit maskilist ndërsa Lala tek rasti tragjik i ish-gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti, që nuk e pranoi kurrë ndarjen me të. (minuta 11:30)

“Ju kujtoj rastin e viteve më parë, që ka qenë një nga shokimet më të mëdha që unë kam pësuar përsonalisht kur babai vrau vajzën e tij sepse ajo nuk e dëgjontë, kishte shkuar në një klub diku në darkë apo diku u tha që që nuk pranoi të fejohej me atë që babai donte që t’i jepte.

Në momentin që babai bëri këtë vrasje, ne dërguam kamerat për vox pope në qendër të Tiranës dhe në zonën e kafe Florës që është zemra e zemrës së qytetit, nga 19 veta që ne pyetëm, më shumë se gjysma thoshin që mirë ia ka bërë se vajzat sot nuk dëgjojnë babain apo vajzat sot kështu vishen. Nëqoftëse kjo mendësi është pjesë e shoqërisë shqiptare, padyshim që kjo shoqëri do të ndërmarrë akte kriminale.

Ky rasti I babait që ka vrarë vajzën është një nga rastet që më ka tronditur më shumë. Por më ka tronditur më shumë edhe si të thuash mungesa e pendesës së tij.

Një rast tjetër i tmerrshëm që më ka shokuar, është një rast që ka ndodhur në mos gaboj në Dibër ku babai dhe djali I tij kishin vrarë vajzën dhe motrën, për arsye se mendohej se ajo ishte shtatzanë. E kishin bërë me një gjakftohtësi këtë gjë dhe ky ishte një nga gjërat që më ka tronditur më shumë. Imagjino një baba që vret vajzën e tij për çdo rrethanë dhe kryesisht për t’iu mbyllur gojën, gojëve të liga.”, rrëfen Fevziu.

“Do flas për një rast. Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren Fildes Hafizi. Ajo ishte një grua në karrierë. Kishte punuar shumë, kishte mbaruar fakultetin juridik dhe pastaj magjistraturën. Firmoste vendime në emër të Republikës por shoqëria dhe drejtësia, sistemi ku ajo kontribuonte, nuk e shpëtoi dot.

Pse e them këtë gjë? Fildes Hafizi ishte tentuar të vritej dhe më parë pasi ish-bashkëshorti nuk e pranoi asnjëherë ndarjen prej saj dhe shteti e kishte amnistuar njeriun që më pas i mori jetën. Ky është një nga ato rastet që më ka mbetur gjatë në mendje sepse në mënyrë demostrative, ai i mori jetën në mes të rrugës, në sytë e dhjetërave dëshmitarëve dhe në një mënyrë të tmerrshme. Mendoj se e bëri këtë për të thënë që nëse nuk je me mua, nuk mund të jesh me askënd tjetër sepse unë të vras.”, tha Klodiana Lala.

A2 CNN Livestream

Dita jonë