Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

22 mijë bileta të shitura për Poloninë, por ende nuk ka një leje nga autoritetet shëndetësore

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 17:37 | Futboll
22 mijë bileta të shitura për Poloninë, por ende nuk ka

Shqipëria do të përballet të martën me Poloninë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, duke qenë se luhet për një biletë në “play off”-in e Botërorit Katar 2022.

Interesi për këtë takim nga tifozët shqiptarët është i jashtëzakonshëm, duke qenë se kombëtarja vjen edhe pas një rezultati tejet pozitiv, teksa vetëm dy ditë më parë mposhti Hungarinë në transfertë me një gol të realizuar nga Armando Broja.

Për këtë ndeshje, FSHF nxori në shitje të gjitha biletat e stadiumit që më 23 shtator, 19 ditë para ndeshjes me Poloninë dhe të gjitha vendet në “Arenën Kombëtare” “avulluan” menjëherë.

22 mijë bileta të shituara, të konfirmuara edhe nga FSHF, por kjo mund të kthehet edhe në një “minë me sahat” për kombëtaren në një ndeshje kaq të rëndësishme. Aktualisht, në bazë të vendimit të fundit lejojnë vetëm 30% të tifozëve në stadium. Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se edhe pse jemi 24 orë nga takimi, ende nuk ka një leje që “Air Albania” të jetë me kapacitet të plotë në këtë ndeshje.

Deri në orën 18:00 të së martës kur të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”, zyrtarët e FSHF mbeten në pritje të lejes nga autoritetet shëndetësore në vend, në të kundërt mund të rrezikohet edhe një situatë e ngjashme me atë në Amerikën Latine, ku autoritetet në Brazil ndërprenë ndeshjen mes “Selecaos” dhe Argjentinës pasi ishin shkelur rregullat e karantinës nga lojtarët miq.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli