Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

5 milionë euro për 5 ditë drita, çmim rekord në ankandin e së hënës

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 16:47 | Ekonomi
5 milionë euro për 5 ditë drita, çmim rekord në

5 milionë euro për 5 ditë drita. Është kjo shuma me të cilën Furnizuesi i Tregut të Lirë bleu 19.4 gigavat-orë energji elektrike në ankandin e ditës së hënë. Së bashku me prodhimin nga hidrocentralet vendase, kjo energji do të përdoret për të mbuluar nevojat e konsumatorëve në vend, për periudhën 13-17 tetor.

Çmimi mesatar i arritur në ankand ishte 255.7 euro/MWh, një rekord i ri për vendin dhe një çmim disi më e lartë se ai i Bursës së Energjisë të Hungarisë, e cila përdoret për referencë nga ana e institucioneve vendase, ku çmimi për njësi ishte 228.26 euro.

https://a2news.com/video/plani-i-qeverise-per-te-mbrojtur-konsumatoret/

Në garë shprehën interes 11 pjesëmarrës, ndërsa u pranuan ofertat nga 5 prej tyre, ku çmimet variuan nga 239.16 euro, në 270 euro për megavat. Kjo tregon se kriza e çmimeve të energjisë elektrike në Europë është ende e pranishme.

Këtë vit, për nevojat e vendit janë importuar rreth 105 milionë euro energji elektrike, pothuajse e gjitha pas qershorit, për shkak se në gjysmën e parë të vitit reshjet favorizuan prodhimin vendas, një pjesë e të cilit shkoi për eksport, por me thuajse 1/5 e çmimit që po blejmë sot.

Në vijim, sasia e energjisë që do të duhet të importohet është në varësi të kushteve të motit që do të përcaktojnë prodhimin vendas. Qeveria ka alokuar 100 milionë euro për OSHEE për sigurimin e nevojave të vendit për energji këtë vit dhe 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, teksa rritja e çmimeve për biznesin e mesëm dhe atë të madh është një skenar gjithmonë e më i afërt. Kjo veçanërisht pas aplikimeve të OSSH dhe OST për rritje të tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes.

https://a2news.com/video/200-milione-euro-per-krizen-energjetike-rama-sdo-te-kete-rritje-cmimi-dhe-kufizime/

A2 CNN Livestream

Dita jonë