Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bukuria surreale e ndërtesave në skajin më verior të Tokës

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 22:40 | Fotolajme

Edhe pse Arktiku ofron një zbrazëti të akullt, fotografi austriak Gregor Sailer ka arritur të gjejë frymëzim për të realizuar një sërë imazhesh mbresëlënëse.

Sailer kishte si synim krijimin e një koleksioni fotografish me ndërtesat në skajin më verior të botës, të cilat janë shumë të rralla dhe të ngritura në terren të vështirë.

Ajo që bie në sy, është fakti se në imazhe mbizotëron ngjyra e bardhë e dëborës, ndërsa Sailer shprehet se është pikërisht kjo anë misterioze dhe e panjohur e arkitekturës, që e shtyu të nisej në këtë udhëtim ndryshe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani