Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Debati mes mësuesve, përplasje me karrige në lokalin përballë shkollës, 4 të lënduar

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 16:17 | Kronikë
Debati mes mësuesve, përplasje me karrige në lokalin

Një debat mes dy mësueseve në ambientet e një lokali përfundoi në përplasje verbale e më pas konfrontime fizike mëngjesin e kësaj të hënë në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Çajupi”, ku dy mësueset, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije u përfshinë në një sherr, nga ku mbetën të plagosur me sende të forta 4 persona, njëri prej të cilëve 32-vjeçar u dërgua në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Mësueset u konfliktuan fillimisht verbalisht në oborrin e shkollës, më pas për t'u sqaruar shkuan në një lokal, por situata agravoi dhe konfliktit iu bashkuan edhe familjarët e të dyja palëve. Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta, duke përdorur edhe karriget.

Mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Shkëlqim Qefalia, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Për ngjarjen policia shoqëroi 5 personat e përfshirë në konflikt, ndërsa nuk dihen ende arsyet që çuan në përplasje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani