Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Finalja për vendin e dytë, “presioni mbi Poloninë”, Reja dhe Berisha motivojnë Kombëtaren

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 17:54 | Futboll
Finalja për vendin e dytë, “presioni mbi Poloninë”,

Vendi i dytë dhe shanse kaq konkrete për të bërë një hap historik drejt playoff-it të Botërorit, është një ecuri që askush përfshirë trajnerin Edi Reja nuk e kishte menduar se do të vinte.

Por ja tek është kombëtarja shqiptare, tre ndeshje nga fundi i eliminatoreve dhe ndaj Polonisë luan një finale për të bërë realitet një ëndërr të madhe të shqiptarëve.

Ndërsa beson te forca që ka ky ekip, trajneri Reja i kujton të tijve të luajnë shumë të përqendruar përballë polakëve dhe mbi të gjitha të qetë sepse nuk kanë asgjë për të humbur.

Të njëjtat doza besimi vijnë edhe nga kapiteni Berisha që e kalon presionin në kampin polak dhe kërkon nga skuadra të bëjnë diçka të madhe këtë të martë.

Shqipëria pret Poloninë në kryeqytet, ndërsa do të ketë mbështetje maksimale nga publiku në shkallët e stadiumit kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë