Gjykata e Posaçme lë në burg Thoma Gëllçin dhe të tjerët, ish-drejtori i RTSH tha se do të rikandidonte për postin

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi, si dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, përmes avokatit, Gëllçi ka kërkuar masë më të butë, duke e argumentuar me parrezikshmërinë shoqërore dhe probleme shëndetësore. Gëllçi ka pretenduar se e ka paditur RTSH për largim të padrejtë nga puna dhe se do të rikandidonte për pozicionin e drejtorit.

Masë më të butë kanë kërkuar edhe Jylian Tapia e Ervin Muraj, por që u është refuzuar nga Gjykata. Ndërsa personi i katërt në dosje, Alban Malaveci ende nuk është arrestuar pasi rezulton të jetë në Itali.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar