Harron Covid dhe “zhytet” mes fansave, Tom Cruise rigjen lumturinë në bejsboll

Përditësuar më: 11/10/2021, ora 17:58

Harron Covid dhe “zhytet” mes fansave, Tom Cruise rigjen lumturinë në bejsboll

Përditësuar më: 11/10/2021, ora 17:58

Tom Cruise mahniti të gjithë kur u shfaq në stadium për të ndjekur të shtunën ndeshjen e bejsbollit të San Fracisco Giants kundër Los Angeles Dodgers, bashkë me të birin Connor.

Videot e aktorit të madh duke u përqafuar me fansat dhe duke u dhënë autografe bënë xhiron e rrjetit, sidomos për faktin që pandemia e koronavirusit mbetet e pranishme në Shtetet e Bashkuara.

Por pas muajsh të tërë në Europë, duke ndërprerë vazhdimisht xhirimet e filmit të radhës Mission Impossible, duket se Cruise dëshiron ta harrojë sa më shpejt koronavirusin. Shumë shpejt pritet të dalin në kinema dy filmat e fundit të aktorit amerikan, Top Gun 2 dhe Mission Impossible, të shtyrë vazhdimisht prej pandemisë.