Holanda luan tenis me Gjibraltarin, Gjermani “poker” Maqedonisë së Veriut

34d006944bf671a7de0a3e935efe3435o2 600x338

Holanda ka fituar me rezultatin e thellë 6-0 ndeshjen e radhës eliminatore për Botërorin 2022 përballë Gjibraltarit, për të forcuar edhe më tej pozitat në vendin e parë në grup, i cili e çon në fazën e grupeve.

Depay ishte edhe njëherë lideri i ndeshjes duke shënuar 2 herë dhe asistuar në dy gola të tjerë për “Tulipanët”.

Gjermania fitoi 4-0 në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut. Të 4 golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë të takimit me Pancerat që tashmë janë të kualifikuar në Botëror.

Kroacia humbi mundësinë për të ruajtur vendin e parë në renditje pas barazimit 2-2 me Sllovakinë. Nga ky rezultat përfitoi Rusia e cila mori kryesimin e grupit pas fitores në Slloveni 1-2.