Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Humbje e madhe për Kombëtaren, tjetër futbollist i infektuar me koronavirus

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 19:19 | Futboll
Humbje e madhe për Kombëtaren, tjetër futbollist i infektuar me

Sulmuesi Sokol Cikalleshi do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Kombëtares ndaj Polonisë, që luhet të martën në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti kuqezi ka rezultuar pozitiv në testet me tampon të kryera nga Kombëtarja sot. Pas daljes së analizave Cikalleshi është larguar nga grumbullimi për të nisur karantinën dhe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.

Përveç tij, të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë. Kësisoj, trajneri Edy Reja do të ketë katër mungesa në sfidën ndaj Polonisë dhe më konkretisht Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë