I thonë jo ”Polexit’’, protesta masive në Poloni pro Bashkimit Europian

PROTESTAT POLONI frame 0 1100x620

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Polonisë të dielën në mbështetje të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Frika për shkëputje të mundshme nga blloku, shpërtheu pasi Gjykata Kushtetuese në vend zemëroi Brukselin, duke vendosur se ligjet kombëtare duhet të kenë përparësi ndaj atyre të Bashkimit Europian.

‘Ne do të qëndrojmë’ bërtiste turma e grumbulluar në sheshin kryesor të Varshavës, me flamuj të Bashkimit Europian në duar. 

Lideri i opozitës Donald Tusk, tha se qeveria nacionaliste e Polonisë do të shkëputet nga blloku dhe ka orkestruar krizën aktuale për ta bërë këtë.

Të enjten, Gjykata më e Lartë vendosi se disa pika të ligjit europian nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Kryeministri Mateusz Morawiecki, i ka dalë në mbrojtje vendimit duke thënë se Polonia ka të njëjta të drejta si vendet e tjera, dhe ato duhet të respektohen. Ai siguroi gjithashtu se vendi i Polonisë është dhe do të mbetet në familjen europiane dhe se nuk ka në plan për atë që disa e kanë pagëzuar si Polexit.

Organizatorët thanë se protestat u zhvilluan në dhjetëra qytete ndërsa në kryeqytetin Varshavë pjesëmarrja vlerësohet në mbi 100 mijë njerëz. Politikanë të opozitës, aktivistë dhe artistë ju bashkuan demonstratave.