Kontrabanda e medikamenteve, Gjykata liron nga burgu 6 të akuzuarit

Gjykata e tiranes 1100x620

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 6 personat e arrestuar nga operacioni “Përfitimi”. Masa e sigurisë “arrest shtëpie” u caktua për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe Bashkim Osmanin.

Në seancë prokuroria kërkoi për ta masën e “arrestit në burg”. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.