Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nisma ligjore për bujqësinë, qeveria duhet të orientojë fermerët se çfarë duhet të mbjellin

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 19:27 | Ekonomi
Nisma ligjore për bujqësinë, qeveria duhet të orientojë

Opozita i ka hedhur sytë nga bujqësia. Kësaj here me anë të deputetit Agron Duka, i cili ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon të orientojnë bujqit për kulturat që duhet të mbjellin.

Nisma ligjore ngarkon qeverinë që të këshillojë e mbështesë fermerët në një periudhë afatgjatë.

Ekspertë të bujqësisë, teksa e vlerësojnë si të nevojshme iniciativën, kërkojnë konsultim me bazë të gjerë që të shmangen gabime që kanë ndodhur në të shkuarën.

Teksa pohon se në vend ka munguar vizioni për zhvillimin e bujqësisë, Gjeta kërkon forcimin e shërbimi këshillimor si një strukturë që do nxiste prodhimin vendas.

Në projektligjin për të cilin deputeti opozitar do të duhet të kërkojë votat e socialistëve në qeverisje, propozon edhe ndryshimin e skemës së subvencionimit të fermerëve apo skemën kombëtare. Sipas nismës së agro-ambientalistëve rimbursimi dhe mbështetja e fermerëve duhet të bëhet në mënyrë direkte, pa pritur procedurat burokratike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu