Operacioni shkon mirë, Gjimshiti e rinis stërvitjen pas disa ditësh

Operacioni shkon mire stervitjen e rinis pas disa ditesh 1100x620

Operacioni i Berat Gjimshitit ka dalë me sukses dhe mbrojtësi kuqezi do të rinisë stërvitjen brenda pak ditësh. Kështu tha në një komunikatë për mediat klubi i tij, Atalanta.

Gjimshiti u dëmtua në krah në fitoren e Shqipërisë 1-0 kundër Hungarisë, pas vetëm 30 minutash lojë. Por me sa duket, pavarësisht frikës së fillimit, dëmtimi nuk ka qenë edhe aq i rëndë dhe lojtari do të rikthehet shpejt në fushë, pas rreth 30 ditësh, sipas parashikimit të klubit italian.

Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Anglisë dhe të 15 nëntorit kundër Andorrës.