Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas tërmetit e pandemisë, shqiptarët përballë një tjetër krize

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 20:27 | Aktualitet
Pas tërmetit e pandemisë, shqiptarët përballë një

Nga njëra krizë, në tjetrën. Pas tërmetit e pandemisë, tashmë shqiptarët janë në prag të një tjetër krize, të cilën kryeministri Rama e shpalli pak ditë më parë, atë të energjisë elektrike, por edhe me rritjen e çmimeve të shportës.

Por si është gjendja e qytetarëve shqiptarë në këtë situatë? Për këtë foli në emisionin Debat në A2 sociologia Eris Dhamo.

“Prej dy vitesh punëtorët jetojnë me frikën e largimit nga puna. Kemi një rritje të numrit të papunësisë në një pjesë të mirë të sektorëve. Edhe aty kemi kushte jo të mira, orë të zgjatura, të cilat bëjnë një qytetar që ka ngritur duart, nuk ka më mundësi se çfarë mund të bëjë. Nuk ka asnjë model që të reflektojë suksesin”.

Sociologia u shpreh më tej se shoqëria shqiptarë ende ka mbetur në luftën për sigurimin e mjeteve bazë jetike, ndaj edhe mirëqenia psikologjike është një realitet i largët.

“Te ne mungon perceptimi politik për rrjetat e sigurta, qofshin sociale apo ekonomike. Ne nuk mund të flasim sot për mirëqenie pasi e kemi të vështirë të artikulojmë për dimensionet e mirëqenies. Dimensioni ekonomik është ai më i rëndësishmi. Ne sot nuk kemi një minimum jetik të mbrojtur. Në këtë situatë përballemi me individë që nuk kanë mjetet bazë për sigurimin e jetesës së tyre. Për të arritur më pas te mirëqenia psikologjike, e cila është larg realitetit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani