Polemikat pas finales, goli i Mbappe në pozicion jashtë loje, rregullorja “ndihmoi” Francën

GOLI I MBAPPE POLEMIKAT.duplicate frame 133 1100x620

Triumfi i Francës përballë Spanjës në Ligën e Kombeve nuk i shpëtoi dot polemikave. Debati ka përfshirë opinionin publik dhe jo vetëm për mënyrën sesi “gjelat” fituan në sajw të golit të Kilian Mbappe në minutën e 80.

E gjitha ka të bëjë më pozicionimin e sulmuesit të Paris Saint Germain në momentin që asistohet nga Theo Hernandez. Në plan të parë Mbappe, shfaqet dukshëm më i avancuar sesa mbrojtësi i Spanjës Eric Garcia dhe në çdo rast finalizimi është i pavlefshëm.

Në këtë finale, goli i 22-vjeçarit u vlerësua i rregullt për shkak se Garcia arriti ta prekë topin e nisur në drejtim të Mbappe dhe sipas gjyqtarit Anthony Taylor ky moment i dha një tjetër rrjedhë aksionit, që gjithsesi përfundoi me topin brenda rrjetës.

Ky ishte dhe shpjegimi i dhënë për mediat nga ana e mesfushorit spanjoll Sergio Busquets.

“Kjo gjë nuk bën sens. Garcia u përpoq të largonte topin sepse kishte Mbappe nga pas duke menduar që është në pozicion të rregullt. Çfarë do të bënte çdo mbrojtës në këtë rast? Ta linte të lirë? Mesa duket, këto qenkan rregullat”, u shpreh futbollisti i Barcelonës pas ndeshjes, teksa jo vetëm ai, por edhe trajneri Enrique e shumë të tjerë e patën të vështirë të kuptonin që goli i Kilian Mbappe përballë Spanjës ishte i vlefshëm.