Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama pret shefin e Pfizer: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 11:53 | Aktualitet
Rama pret shefin e Pfizer: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur publikisht mirënjohjen shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, i cili ka parë nga afër ambientet në QSUT, ku ruhen vaksinat Pfizer, si edhe ambientet e stadiumit Air Albania ku kryhet vaksinimi.

“Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin, dhe siç ju thashë ju hapët dyert në momentin që Nju-Jorku ishte mbyllur dhe të tjerët kishin nisur procesin e vaksinimit. Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit, pasi kemi nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim shefin e Pfizer, për të cilin mund të them se është bërë një mik i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë kur ne shkuam në New York, për të trokitur në derën e Pfizer, në kushtet kur nuk kishim asnjë perspektivë të qartë, pasi të gjithë vendet e rajonit, nuk u përfshinë në shpërndarjen e vaksinës. Folëm gjatë në New York. Edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja. do të zgjidhej, na dha fjalën se gjithçka do të zgjidhej. E falë zotit Bourla ne arritëm të merrnim vaksinën më parë se shumë të tjerë. Dhe dua t’ia shpreh atij vetë këtu në shqip, atë që ia kam thënë dhe në takimet që kemi patur: Mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës të qytetarëve shqiptarë”, tha Rama.

Nga ana e tij, Bourla tha se kërkesa e kryeministrit Rama për sigurimin e vaksinës ishte befasuese, teksa e cilësoi edhe lider të Ballkanit dhe Europës.

“E njihja mirë kryeministrin, sepse ai është një lider shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan dhe në Europë. Kisha kënaqësinë ta takoja personalisht vitin e kaluar, në fillim të pandemisë, kur erdhi në Neë York për të diskutuar për të marrë dozat e vaksinës për vendin e tij. Më impresionoi se ishte një periudhë që askush nuk udhëtonte, ishte shumë e vështirë si kohë dhe i thashë që të bëjmë një videothirrje, por më tha që donte të më takonte personalisht, e vlerësova shumë. Hapëm zyrën në New York, ku bëmë takimin. Ishte shumë e qartë, Kryeministri jo vetëm që kishte ndjeshmëri për vendin e tij, por kishte dhe një plan se si duhet të bëhej vaksinimi dhe kjo për mua ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar që vaksinat  që do të shkonin në Shqipëri do të përdoreshin te qytetarët. Isha shumë i lumtur që mund të ndihmonim Shqipërinë. Jam shumë i impresionuar me lidershipin e kryeministrit. Që nga takimi i parë jemi takuar prapë, dua të them që ndihem si miku juaj dhe është nder i madh për mua. Sigurisht që nuk mund të harroj dhuratën që më dhe kryeministër, pikturën që më dhuruat të cilën do ta vendos në zyrën time në New York”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani