Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: Qytetarët duhet të votojnë të lirë, pa presion

17 GUSHT 2021 OLTA XHACKA YURI KIM frame 7367 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndarë në rrjetet sociale një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, që duhet të adresohet në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi i katërt i raportit të OSBE/ODIHR ka të bëjë me faktin që Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve dhe se institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Sipas ambasadores Kim, autoritetet duhet të veprojnë mbi këtë rekomandim pasi e drejta e qytetarëve për të votuar të lirë është baza e demokracisë.

“Ne nxisim autoritetet të veprojnë mbi këtë & rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar të lirë – pa frikë, presion apo tërheqje të paligjshme – është baza e demokracisë”, shkruan Yuri Kim.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar