Sfidat e personave me aftësi të kufizuara, transporti publik nuk ofron kushtet e nevojshme për ta

Personat me aftësi të kufizuar e kanë shumë të vështirë dhe në pjesën më të madhe të rasteve, të pamundur, aksesin në transportin publik.

Nisur nga këto vështirësi, Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të spektrit Autik & PAK ka zhvilluar një aktivitetet sensibilizues në kuadër të projektit “Transporti Gjithëpërfshirës”.

Personat me aftësi të kufizuara thonë se për ta është thuajse e pamundur që të udhëtojnë me urbanë në mënyrë të pavarur, pasi përballen me një sërë sfidash, shpesh të pakëpërcyeshme. Sfidat filllojnë që nga stacionët e urbanëve, që në shumicën e rasteve nuk janë të përshtatshëm për ta.

Linjat kryesore janё pёrgjithёsisht tё pajisur me rampa, por ato nuk vihen në përdorim nga fatorinot. Ndërkaq, në disa linja, rampat nuk ekzistojnë fare, pasi urbanët janё tё vegjёl dhe kanё shkallё nё hyrje. Kësaj sfide, i bashkangjitet dhe mbipopullimi i urbanëve.

Një person që lëviz në karrige me rrota e ka të pamundur përdorimin e transportit publik, pasi nuk kanë hapësirën e nevojshme që iu duhet për të lëvizur dhe për t’u pozicionuar.

Edhe pse transporti publik e ka detyrim ligjor të ofrojë shërbim për të gjithë personat, pa asnjë diskriminim. Kjo nuk ndodh për personat me aftësi të kufizuar, në vendin tonë.