Shqipëria ka Shpresë në futboll, 21-vjeçarët mposhtin Slloveninë, mbajnë kreun e grupit

Untitled collage 7 1100x620

Shpresat e Shqipërisë kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv nën drejtimin e Alban Bushit teksa kanë mundur 2-0 në “Elbasan Arena” Slloveninë.

Pas një pjese të parë në të cilën vuajti shumë, 21-vjeçarët e Shqipërisë dhuruan spektakël në minutat e para të fraksionit të dytë.

Bernard Karrica realizoi një gol të bukur pas asistit të Mario Mitajt në minutën e 53, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, Armando Dobra mesfushori i talentuar që luan në Angli shënoi edhe golin e dytë teksa goditi saktë me kokë brenda zone pas krosimit të Ndreçkas.

Në një grup tejet të vështirë, Shqipëria ndan vendin e parë me Çekinë me 9 pikë, ndërsa Anglia renditet e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak.