Sidnei feston fundin e bllokimit 107-ditor

Qyteti australian i Sidneit ka dalë, këtë të hënë, nga një bllokim i rreptë i vendosur në qershor për të përmbajtur shpërthimet e variantit Delta. Pas gati katër muajsh, vendasit mund gëzojnë një sërë lirish të reja.

Njerëzit zunë radhë për baret dhe dyqanet që u hapën në mesnatën e së hënës posaçërisht për këtë rast. Shumë të tjerë, kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Rregullat Covid kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 km, duke ndarë shumë familje. Por, shumica e kufizimeve tani janë lehtësuar për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

Njerëzit mund të ndajnë ushqimet së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të shkojnë në palestra, biblioteka dhe pishina. Radhë të gjata u panë për berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Më shumë kufizime do të lehtësohen kur 80% e personave mbi 16 vjeç të vaksinohen plotësisht. Aktualisht, mbi 90% kanë marrë dozën e parë.