U transferua me bujë te PSG, mund të largohet që në janar

U transferua me buje te PSG mund te largohet qe ne janar 1100x620

Asnjë thirrje për të qenë pjesë të grumbulluarve, zero ndeshje, zero minuta loje. Kanë kaluar 9 javë nga nisja e kampionatit francez dhe aventura e re e Sergio Ramos te Paris SG nuk është saktësisht ajo që spanjolli kishte menduar, madje së shpejti mund të marrë një kthesë befasuese.

Mbrojtësi spanjoll u transferua në verë si një prej goditjeve më të bujshme të merkatos së francezëve edhe pse i dëmtuar. Rikthimi i 35-vjeçarit ishte parashikuar të vinte në fundin e muajit tetor por tashmë klubi parisien ka dyshime për gjendjen fizike që do të ketë spanjolli.

Paris SG, sipas asaj që shkruajnë mediat në Francë, mund t’i hapë rrugën një operacioni të pabesueshëm që mund të sjellë largimin e Sergio Ramos nga Parisi që në merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit nxiten edhe nga fakti që ish-futbollisti i Realit të Madridit përfiton jo pak por plot 15 milion euro në sezon, dhe duke parë mungesën e garancisë për të qenë në formacion, shkëputja e kontratës do të sillte lehtësim të madh në arkat e Paris Saint Germain.