Ulen temperaturat, reshjet lokalizohen në zonat lindore dhe jug të vendit

Reshjet më të bollshme kanë rënë gjatë natës, ndërsa paraditja mbetet me vranësira e reshje më të pakta dhe të përkohshme. 

Në pjesën e dytë të ditës, reshjet do të lokalizohen në zonat lindore dhe skajin jugor të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dyja vlerat ditore duke i luhatur ato nga 4 në 22°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me drejtim veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të aktivizohet dallgëzim nga 3 në 4 ballë.