Ulet çmimi i energjisë në tregje

MB ENERHGJIA frame 0 1100x620

Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group do të hapë sot një procedurë të re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend, gjatë tetorit.

Në bursën hungareze çmimi i energjisë në pikë, për këtë të hënë, shënon çmimin 219.52 euro Mwh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10, kur në pikë energjia u shit me 227.18.

Ky ankand vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë për t’i bërë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.