22 mijë persona në “sitën” e policisë, masa të rrepta në Arenën Kombëtare

Për herë të dytë pas takimit ndaj Francës, Arena Kombëtare do të jetë me kapacitet të plotë, me 22 mijë tifozë, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë.

Për këtë ndeshje, policia ka marrë masa të rrepta. Që prej orës 16:00 janë bllokuar disa segmente rrugore:

– Rruga përreth  stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Hyrja e tifozëve në stadium ka nisur që prej orës 18:00, dhe lëvizja e tyre garantohet nga policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.