25 vite nga goli që e bëri Ronaldon “Fenomen”

Më 12 tetor 1996, kur ende nuk kishin lindur Mbappe dhe Haaland, në Santiago de Compostela të Spanjës u verifikua një fenomen i rrallë. Braziliani Ronaldo, me fanellën e Barcelonës, shënoi një gol të paharrueshëm ndaj Compostela dhe sot është 25-vjetori i atij goli.

Në atë kohë interneti ishte në hapat e parë të tij dhe YouTube nuk ekzistonte as si ide. Kështu që, ai gol vetëm mund të tregohej nga ata që e panë në stadium.

Brenda 10 sekondave, “Fenomeni” dribloi çdo kundërshtar që i doli përpara dhe avancoi 48 metra përpara se të shënonte një nga golat më spektakolarë të historisë së futbollit.