6 viktima dhe 130 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

maqedoniaa 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 humbje jete të tjera nga koronavirusi.

Gjithashtu nga 1843 testime të kryera janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19, prej të cilave 88 vetëm në Shkup.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 195.132 raste, prej të cilëve 181.619 janë shëruar, kurse 6.658 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht janë 6658 raste aktive me Covid-19.