A kanë qasje publike informacionet e DASH për Berishën? Përgjigjet Grida Duma

“Nuk kam dijeni që informacionet për Berishën të kenë akses publik dhe shpresoj që me kohën procesi që ka nisur, Berisha të ketë qartësim dhe lehtësim të kësaj situate”. Kështu u përgjigj nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma në Debat në A2 CNN kur u pyet nëse informacionet e DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij mund të kenë qasje publike. Sipas saj kjo është një procedurë afatgjatë. “Unë e di që kjo është një procedurë që nuk merret brenda një muaji procedurat e këtij kalibri janë të gjata dhe mund të kalojnë nga një administratë të tjera”.

Të njëjtën përgjigje dha Duma edhe kur u pyet në lidhje me takimin e përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit me Lulzim Bashën, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Ajo tha se partneri strategjik kërkon që kjo mbledhje të qëndrojë me dyer të mbyllura.

“Përfaqësuesi i DASH ka ardhur në Shqipëri, ka bërë takim me Bashën me dy përfaqësues të tjerë me dyer të mbyllura. Mbi këtë informacion  kanë argumentuar pse është marrë ky vendim. se çfarë është thënë është me dyer të mbyllura partneri strategjik kërkon që kjo mbledhje të qëndrojë me dyer të mbyllura. Nëse partneri strategjik do të donte t’i bënte publike është në të drejtën e vet dhe nuk e ka bërë, e ka bërë konfidencial. Ky takim ka ndodhur mes Lulzim Bashës dhe dy përfaqësuesve të tjerë dhe unë nuk di gjë, se nuk kam qenë në takim. Nuk ka informacione, ajo mbledhje ka qëndrua konfidenciale dhe po ta kishim këtë tagër çfarë do t’i jepnim anëtarësisë informacione që vetë Berisha kërkon t’i ankimojë?”.

Ajo ka përjashtuar shkeljen statutore për marrjen e vendimit për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar me argumentin se një nen i tillë në statut nuk ekziston.

“Nuk ka një nen të tillë në statut, ndoshta mund t’i referohet trashëgimisë, por një nen statutor nuk ka, dhe në atë moment nuk u diskutua si masë ndëshkimore, prandaj u vlerësua Berisha. Ishte pezullim që PD të forcojë lidhjet me SHBA dhe Berisha të vijonte procesin e vet gjyqësor individual”.