Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A po vaksinohen studentët? Interesim i ulët në fakultete, mjekët: Kërkojnë më tepër Pfizer

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 15:19 | Aktualitet
A po vaksinohen studentët? Interesim i ulët në fakultete,

Në javën dedikuar vaksinimit të studentëve, interesimi pranë stendave të vendosura në fakultetet e Tiranës është mjaft i ulët. Ekipet e vaksinatorëve filluan punë këtë të martë teksa studentët e vaksinuar numërohen me gishtat e dorës.

Ndonëse një pjesë e kanë marrë një dozë të vaksinës në prag të nisjes së vitit të ri akademik, përqindja e tyre mbetet më pak se 20%.

Disa prej studentëve heqin dorë nga arsimimi dhe nuk pranojnë kushtin e vaksinimit me detyrim për të qenë në auditorë.

Në dispozicion të studentëve janë ofruar vaksinat AstraZeneca dhe Coronavac, por sipas mjekëve preferenca është e ndryshme.

Nga e hëna e 18 tetorit, për studentët e pavaksinuar do të nevojitet testi i përjavshëm PCR, pasi mësimi online nuk do të jetë një alternativë për të ndjekur arsimin e lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë