Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Boniek: Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për trajner

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 15:02 | Futboll
Boniek: Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për trajner

Sikurse kombëtarja shqiptare, edhe Polonia e ka të ndaluar të humbasë sot, pasi diçka e tillë përkthehet në dështim për të vazhduar rrugën e kualifikimit në Botëror.

Në letër, është skuadra e Paulo Sozas favorite, por gjithsesi e gjithë skuadra polake është e vetëdijshme që nuk do ta ketë edhe aq të lehtë këtë ballafaqim, referuar fjalës së trajnerit dhe kapitenit në konferencën përpara ndeshjes.

https://a2news.com/2021/10/12/shqiperia-per-fitoren-e-pare-polonia-vlen-160-mln-euro-me-teper/

Për të ulur presionin, Polonisë i vjen në ndihmë një legjendë e saj, Zbigniew Boniek, i cili është i bindur se përfaqësuesja e tij do të dalë e fituar: “Pa diskutim që jemi skuadër më e mirë në termat e futbollit, por kjo nuk mjafton që të themi që do ta kemi të lehtë të fitojmë. Duhet të jemi të përqendruar. Nuk mund të bëjmë gabime. Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për trajnerë. Futbollistët që janë në fushë duhet të marrin përgjegjësi të plotë për rezultatin final të ndeshjes. Gjithsesi, unë jam i bindur që do të fitojmë”. 

Boniek ka shënuar 24 gola në 80 ndeshje që ka luajtur me përfaqësuesen, ndërkohë që drejtoi për gati një dekadë Federatën Polake të Futbollit, detyrë të cilën e dorëzoi verën e këtij viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani