Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Këto janë punë burrash dhe jo pengjesh”, Berisha: Edvin, nuk do e gëzosh mandatin, daullet para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 17:58 | Politikë
“Këto janë punë burrash dhe jo pengjesh”, Berisha:

Nga “Foltorja” e demokratëve në qytetin e Kukësit, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do ta gëzojë deri në fund mandatin e tij, të cilin sipas tij e ka blerë me paratë e shpërndara për rindërtimin.

Berisha i bëri thirrje Ramës që të mos luajë me pengje, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt protestat do të zhvendosen përpara kryeministrisë.

“Kohërat janë kritike, vendimtare. Edvin ti mendon se do ta gëzosh mandatin. Dëgjoji pak këto daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon që ke vjedhur me qindra milionë. Mandatin nuk e gëzon dot ti sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 milionë euro për të blerë votat e njerëzve të varfër.

Ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve mizorë për të terrorizuar shqiptarët. Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Po përse e dha. Tek kryeministria e kemi radhën me atë daulle. Para më shumë se Edi Rama për të ndikuar në zgjedhje nuk ka dhënë askush në Europë. Mos luaj me pengje. Këto janë punë burrash”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani