Konflikt për motive të dobëta, plagosen me thikë dy persona në Vlorë

Dy persona të plagosur me thikë kanë mbërritur në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti. Mësohet se 63-vjeçari Kujtim Saliaj është në gjendje të rëndë për shkak të disa goditjeve me thikë, kurse  48-vjeçari Jetnor Hoxha është më mirë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç  të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.