Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kriza e gazit në Europë, cili është roli dhe përfshirja e Rusisë?

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 16:11 | Bota
Kriza e gazit në Europë, cili është roli dhe përfshirja

Kur Vladimir Putin sinjalizoi javën e kaluar se Rusia mund të jetë e gatshme të ndihmojë për lehtësimin e krizës së energjisë në Europë, tregjet morën frymë më lirshëm. Rusia është furnizuesi më i madh me gaz natyror në Bashkimin Europian, dhe ka fuqinë të përmbysë situatën. Megjithatë nuk ka të dhëna se Rusia i ka rritur furnizimet që prej fjalimit të putin.

Rusia thotë se i është përmbajtur kontratave afat-gjata por ekspertët pyesin përse vendi nuk po përfiton nga çmimet aktuale për të depërtuar më shumë në tregun europian.

“Zakonisht palët reagojnë ndaj sinjaleve të çmimit. Në të kaluarën kemi parë Gazprom të reagojë ndaj mundësive në tregun europian. Kjo nuk po ndodh tani, dhe nuk e kuptojmë përse”, thotë Dennis Hesseling, Agjencia e BE për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë.

Disa politikanë dhe ekspertë europianë janë të shqetësuar se Rusia po përpiqet tu bëjë presion rregullatorëve të aprovojnë gazsjellësin kontrovers Nord Stream 2 që do të pomponte 55 miliardë metër kub gaz natyror në vit për Europën; të tjerë mendojnë se Rusia nuk ka gaz të tepërt dhe po përpiqet të krijojë rezerva për veten, në prag të dimrit.

Gazi natyror është burimi kryesor për ngrohjen e banesave në Bashkimin Europian. Për Simone Tagliapietra, ekspert i politikave energjetike dhe të klimës, me bazë në Bruksel, përfshirja e Rusisë në krizë është e qartë. “Ata duan të tregojnë se gazi rus është i rëndësishëm për Europën. Mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të treguar se janë furnizues të besueshëm. Në të kundërtën, do të dëmtonin më shumë imazhin dhe rolin e gazit rus në Europë”.

Gazsjellësi shumë i politizuar do të dyfishojë kapacitetin eksportues të gazit të Rusisë në Europë përmes Detit Baltik dhe do t’i lejojë Moskës të anashkalojë armikun e saj politik Ukrainën si një rrugë kryesore për eksportet e saj fitimprurëse të gazit në Europë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë