Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Letërsia nga Kosova, një ditë kushtuar veprave letrare të Jusuf Buxhovit

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 16:06 | Aktualitet
Letërsia nga Kosova, një ditë kushtuar veprave letrare të

Një tryezë e pasur me librat, veprat e Jusuf Buxhovit mbërritën të gjitha në kryeqytet. Ndonëse i botuar kryesisht në Prishtinë, gjuha e ka bërë gjithnjë të pranishëm edhe në Shqipëri.

Kështu ka zgjedhur ta arsyetojë praninë e veprave të tij në Tiranë, duke shfrytëzuar edhe pagëzimin e këtij muaji për letërsinë, pasi me titullin “Fajin ma ka gjuha” ka nisur edhe tetori i leximeve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit.

Por, ky takim është edhe si një motiv për t’ia prezantuar këto vepra të Buxhovit edhe brezit të ri.

Autori u takua me dashamirësit e letrave të tij dhe dhuroi për ta gjithë veprat që kish marrë me vete.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu