Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Më shumë efikasitet, qeveria belge propozon katër ditë pune në javë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 08:39 | Bota
Më shumë efikasitet, qeveria belge propozon katër ditë pune

Belgjika është një nga vendet e para në botë që pritet të miratojë reformën me vetëm 4 ditë pune në javë.

Propozimi i paraqitur nga partitë liberale parashikon që numri javor i orëve të mos ndryshojë, por të ulet vetëm numri i ditëve të punës. Konkretisht, propozimi kërkon që orët javore të punës, të cilat janë 38 ose 40 orë në varësi të sektorit, të shpërndahen në 4 ditë. 

Propozimi i liberalëve gjeti mbështetjen e shumë partive politike belge, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë tha se ky ndryshim pritet të rrisë më shumë efikasitetin gjatë punës dhe të reduktojë stresin e punonjësve.

Ministri i punës, Pierre-Yves Dermagne,  e konsideron javën e punës katërditore një “çështje themelore”, pasi pandemia COVID-19 solli ndryshime të mëdha në ambientin e punës për shumë persona.

Sipas ekspertëve, ndryshimi pritet të përmirësojë ekuilibrin mes punës dhe jetës private si dhe t’u japë kohë njerëzve për t'u fokusuar edhe në gjëra të tjera të rëndësishme në jetën e tyre. Megjithatë, sindikatat socialiste e kundërshtuan propozimin. Ata argumentojnë se duhet të shkurtohen, jo vetëm ditët e punës, por edhe orët e punës të punonjësve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani