Pandemia në Britani, hetimi: Qeveria dështoi në menaxhimin e fazës fillestare

MB BRITANIA MENAXHIMI frame 226 1100x620

Qeveria britanike dështoi në menaxhimin e fazës fillestare të pandemisë koronavirus. Konfirmimi vjen nga një raport i përpiluar nga deputetët e Dhomës së Komunëve.

Në hetimin e tyre thuhet se Mbretëria e Bashkuar nuk bëri shumë për të frenuar përhapjen e Covid-19 në fillim të pandemisë dhe ky ishte një ndër dështimet më të këqija ndonjëherë në mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Plani i qeverisë, i mbështetur nga shkencëtarët britanikë, ishte të menaxhohej situata dhe të arrihej imuniteti i tufës me anë të infektimit, shkruhet në raportin e ligjvënësve.

Kjo çoi në shtyrje të vendosjes së izolimit të parë dhe për pasojë mijëra jetë njerëzore u humbën. Raporti nënvizon dhe sukses të qeverisë britanike, ndër to dhe fushata e vaksinimit ndaj Covid-19.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar