Pas 968 javësh, një polak nxjerr Federer jashtë nga më të mirët e tenisit

federer 1100x620

Fitorja e polakut Hubert Hurkacz ndaj amerikanit Tiafoi në Indian Wells do të kujtohet gjatë nga ekspertët e statistikave në tenis, por veçanërisht nga Roger Federer.

Natyrisht, kjo jo nga bukuria e asaj përballjeje, por për faktin se polaku në këtë mënyrë do të nxjerrë jashtë nga “top ten” zviceranin që cilësohet si një nga mitet e këtij sporti.

Federer del kështu nga skena e më të mirëve pas 968 javë në total, të ndarë në 4 periudha, ku më e gjata, 734 javë, ka parë zviceranin protagonist nga tetori i vitit 2012 deri në 2016, pa asnjë ndërprerje.

Kur filloi aventurën e tij në renditjen prestigjioze, krahas tij Federer kishte emra si Andre Agassi, Yevgeny Kafelnikov dhe Gustavo Kuerten, ndërkohë që sot ato emra janë thjesht pjesë e historisë.

Federer është tenisti me më shumë javë në top ten i të gjitha kohërave, me 968 javë, i ndjekur nga Rafa Nadal me 838 dhe Connors me 818 javë.