“Pazare” mes PS dhe PD? Balla: Të gatshëm për të diskutuar çdo gjë, jo komision “Becchetti”

sink Balla frame 116 1100x620

PS dhe PD gjejnë dakordësi vetëm për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, por jo për inceneratorët dhe çështjen Beccetti. Këtë konfirmoi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka mohuar të ketë pazare politike mes Partisë Demokratike dhe asaj socialiste. Sipas Ballës, çështjet për të cilat do të arrihet konsensus duhet të jenë në interes të vendit dhe jo të partive.

 “Nuk ka asnjë lloj pazari, sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili prej ne deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.