Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përplasja në ambientet pranë shkollës, pezullohen dy mësueset

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 09:32 | Kronikë
Përplasja në ambientet pranë shkollës, pezullohen dy

Pezullohen nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Në njoftimin e saj publik, Zyra Arsimore thekson se: “Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor, i cili përfshihet në ngjarje që cenojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

https://a2news.com/2021/10/11/debati-mes-mesuesve-perplasje-me-karrige-ne-lokalin-perballe-shkolles-4-te-lenduar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë