Raporti i FMN: Varianti Delta i virusit dobësoi rimëkëmbjen ekonomike

FMN TAKSAT.duplicate frame 1588 1100x620

Fondi Ndërkombëtar Monetar deklaroi ditën e martë se rimëkëmbja ekonomike u dobësua në vendet më të pasura për shkak të impaktit që shkaktoi varianti Delta i koronavirusit.

Fondi uli parashikimet për rritjen ekonomike për ekonomitë më të avancuara, në veçanti për Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Gjermaninë, duke fajësuar për këtë gjë emergjencën mjekësore dhe inflacionin e lartë.

Megjithatë, raporti parashikon se rritja ekonomike për këto vende do të jetë më e shpejtë dhe me ritme më të larta në vitin pasardhës.

Ekonomia globale pësoi një kontraktim të fortë në vitin 2020, por nisi të rikthehej në shinat e saj në 6 mujorin e parë të këtij viti, kur shumica e vendeve hoqën masat e izolimit. Megjithatë, FMN raporton se rimëkëmbja ekonomike e humbi disi momentumin e saj për shkak se përhapja e lartë e variantit Delta stopoi rikthimin e saj në normalitet