Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reja nuk guxon, golin e pret nga Broja, por... e lë në stol – NOTAT

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 23:39 | Futboll

Shqipëria humbi një mundësi të artë për të blinduar vendin e dytë në grup, e cila do të thoshte një biletë “play off”-i për Kampionatin Botëror, duke u mundur në Arenën Kombëtare të tejmbushur me tifozë kuqezi.

Polonia triumfoi me një gol, por guxoi shumë më shumë se Shqipëria edhe pse për ata do të ishte i kënaqshëm edhe barazimi. Në anën tjetër, Reja e nisi ndeshjen me një ekip të përbërë nga lojtarë të mirë për t’u mbrojtur, por që rrallë u ka rënë rasti të godasin portën kundërshtare. Në pjesën e dytë, aktivizon Brojën, por asnjë zëvendësim në mesin e fushës dhe 20-vjeçari nuk shërbehet asnjëherë derisa në fushën e lojës aktivizohet edhe Bajrami, por tepër vonë, pasi Polonia kishte gjetur golin e parë dhe hapësirat ishin të pakta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli