Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqipëria për fitoren e parë, Polonia vlen 160 mln euro më tepër

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 13:32 | Futboll
Shqipëria për fitoren e parë, Polonia vlen 160 mln euro më

Dueli i dhjetë në histori. Sfida më e rëndësishme për Shqipërinë, që mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare synon të regjistrojë fitoren e parë kundër Polonisë. Suksesi do të ishte historik, jo vetëm për statistikat, por edhe sepse tre pikët do të hipotekonin vendin e dytë në Grupin i kualifikues dhe biletën për në fazën play off të Botërorit 2022 në Katar.

Në nëntë përballjet e mëparshme, kuqezinjtë kanë regjistruar vetëm dy barazime: 1-1 në Tiranë në kualifikueset e Europianit të vitit 1971 dhe 2-2 në Varshavë, në kualifikueset e Europianit të 1984-s. Shtatë sfidat e tjera janë fituar nga Polonia, me rezultatin 4-1 të shtatorit të kaluar, që është edhe suksesi më i thellë.

Humbja e fundit, nuk ishte realisht tregues i asaj që skuadrat shfaqën në fushën e lojës. Edhe pse u ndëshkua në çdo gabim të vogël, Shqipëria zhvilloi një prej paraqitjeve më të mira të viteve të fundit, duke bërë që edhe diferenca në vlerën e dy përfaqësuese vetë të mos kuptohej.

Skuadra kuqezi e ka çmimin në merkato mbi 102 milionë euro, ku Marsha Kumbulla vlen 25 milionë. Por duke llogaritur dëmtimin e Gjimshitit, i cili është lojtari i dytë më i shtrenjtë, por edhe mungesat e Cikalleshit e Balajt, Kombëtarja humbet afro 25 milionë euro.

Polonia në anën tjetër, vlen mbi 258 milionë euro në merkato, me Robert Lewandowskin që është lojtari më i kushtueshëm, me 60 milionë euro, i ndjekur nga Zielinski i Napolit dhe portieri i Juventusit, Szczesny. Gjithsesi, në futboll nuk mjafton vetëm vlerësimi më i lartë në treg dhe Shqipëria është gati ta konfirmojë një fakt të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani