Sigurimi i furnizimit me energji, nuk u ble e gjithë sasia e kërkuar, tjetër ankand sot

cmimi i energjise 1100x620

Tenderi i së hënës për blerjen e energjisë nuk përmbushi të gjithë sasinë e kërkuar nga ana e furnizuesit të Tregut të Lirë. Edhe pse u blenë rreth 19 Gigavat-orë me vlerë 5 milionë euro, kompania pjesë e OSHEE-së do të zhvillojë sot një tjetër ankand ku do të synojë sasinë e mbetur prej 15.5 Gigavat-orë.

Në bazë të çmimit të djeshëm prej 255.7 euro për megavat dhe ecurisë së bursës referencë të Hungarisë, pritet që nëse do të blihet e gjithë sasia e kërkuar, operacioni të kushtojë rreth 4 milionë euro. Kjo do ta rriste koston e blerjes në 9 milionë euro për 5 ditë energji.

Ankandi nis zyrtarisht në orën 11:00, ndërsa rezultati final do të shpallet në orën 15:00.