Të shtëna me armë tek Komuna e Parisit, plagoset rëndë 22 vjeçari

Untitled collage 2021 10 12T225712.795 1100x620

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Të dhënat nga policia bëjnë me dije se një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Dyshohet se i riu me Redi Balla është qëlluar me armë ndërsa ndodhej në brendësi të makinës së tij, e cila në ato momente ishte e parkuar

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.