Thirrjet për largimin e Bashës, Duma: Realiteti është vetëm një, ai është kryetari

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma vlerësoi mënyrën sesi kryetari Basha është duke e trajtuar krizën që ka shpërthyer në familjen demokrate.

Ajo deklaroi se ai është përpjekur të mos thellojë çarjen edhe në rastet kur në takime kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta.

Sa i përket thirrjeve të shtuara për largimin e tij nga partia, Duma u shpreh se realiteti është një dhe Lulzim Basha është kryetari i PD.

“Sot Basha po përpiqet të mos thellojë asnjë gjë nga kjo çarje. Përkundrazi. Duhet të kuptoni një gjë, nëse merret një vendim i tillë ndaj keqinterpretimeve dhe fjalëve dhe jo mendimit ndryshe dhe jo fjalës së lirë, kurrsesi. Nuk besoj se ka në partitë shqiptare sot një individ tjetër që mund të durojë me qetësi të plotë dhe pa asnjë kundërveprim të caktuar, as verbal në mbledhje kur diskutohet me kritika ndaj Lulzim Bashës. Unë mendoj se është durimi, por dhe vendimi i “status quo” që i takon. Është kryetari i Partisë Demokratike. Realiteti është një dhe i vetëm, Lulzim  Basha është kryetari i Partisë Demokratike”, u shpreh Duma.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar