Tritan Shehu për shkarkimin e Nokës: Ndëshkim pa respektuar rregullat, si Zhukovi në Bashkimin Sovjetik

Tritan Shehu Dita Jone  1100x620

Edhe deputeti Tritan Shehu ka komentuar në mënyrë kritike vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokën, i cili dje u shpreh hapur kundër tij.

Shehut, episodi i kujton një ngjarje të së kaluarës komuniste në Bashkimin Sovjetik “sikur Noka të ishte Zhukovi, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes!”.

Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e…

Posted by Tritan Shehu on Monday, October 11, 2021

Sipas tij, vendimi është një “ndëshkim pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, i marrë nga Z.Basha në orët e vona, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!”. Sipas tij, kjo e bën vendimin nul, dhe kjo po krijon një situatë në PD ku “në vend që të rrëzojmë Ramën po rrëzojmë veten tonë”, dhe që sipas tij e bën edhe më të domosdoshëm Kuvendin Kombëtar.