Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, rriten infektimet

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 18:23 | Aktualitet
Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, rriten infektimet

Është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, krahasuar më një ditë më parë, ndërsa është rritur numri i të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima  dhe 501 raste të reja në 3042 testime. Në të gjithë vendin janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 dhe aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 575 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.

Janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç,  1 qytetar nga  Kukësi  67 vjeç,  1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        501

Të shëruar në 24 orë      575

Të shtruar në spitale       160

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 3042

Testime totale              1,243,246

Raste pozitive                175,664

Raste të shëruara           166,009

Raste Aktive                     6,872

Humbje jete                     2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3015

Durrës             839

Fier                  707

Shkodër         552

Vlorë               325

Elbasan          320

Lezhë              255

Berat               228

Gjirokastër      210

Kukës              156

Korçë             142

Dibër               123

A2 CNN Livestream

Dita jonë